Gjashtë muaj pasi iu bë atentat, Inez Hajrulla në zonën e “Ujit të Ftohtë”, policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen.
Për ngjarjen që ka ndodhur më 10 maj 2019, ku shënjestër ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në qytetin bregdetar, policia ka arrestuar 4 persona.
Mësohet se në pranga kanë rënë katër persona të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë të atentatit, ku mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari, me iniciale D. C.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Gjurmimi” u arrestuan shtetasit
Daut Elmazi 25 vjeç, banues në Vlorë,
Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier,
Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë
Ardjan Ahmeti26 vjeç, banues në Tiranë;
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Inez Hajrulla mbeti invalid si pasojë e një atentati me tritol të bërë kundër tij në nëntor 2017. Pas tentativës së atentatit majin e këtij viti, Hajrulla qëndroi një muaj në qeli për shkak se u gjet me pistoletë me vete në lokal. Pro nga akti i ekspertimit balistik arma që Hajrulla thotë se e kishte me vete në 10 maj 2019, ka dalë jo të rregullt teknikisht, dhe se arma nuk ishte në gjendje të qëllonte predha.
g.kosovari