Orët e para të ditës së sotme do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriperëndimore, si pasojë do të kemi rreshje afat-shkurtra shiu në këto zona.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 23 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
/a.r