Shqipëria ka zhgënjyer sot në Elbasan përballë skuadrës së Andorrës. Me një rezultat 2-2 kuqezinjtë nuk kanë më asnjë shans për kualifikim. Fitorja e shumëpritur nuk u realizua dhe në pjesën e dytë Shqipëria gjeti golin e barazimit.
Për skuadrën tonë shënuan Bekim Balaj dhe Rey Manaj, ndërsa për miqtë ishte Christian Martinez ai që gjeti rrjetën dy herë.
Ndërkohë që Kosova duket se ia hoqi vetes shansin e kualifikimit. Edhe pse me një gol të Atdhe Nuhiut stadiumi çek u surprizua, Kosova nuk e ruajti dot rezultatin.
Çekia ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Kosovës, pasi po rrezikonte disa herë duke gjetur dy tranversa pas golit të parë të shënuar nga Alex Kral.
Sakaq, edhe goli i dytë ka ardhur me një përgjumje të mbrojtjes në goditje nga këndi. Kështu, Çekia mundi Kosovën me rezultatin 2-1, me golin vendimtar të Ondřej Čelůstka.
/a.r