Ka nisur takimi Shqipëri-Andorrë i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro2020, sfida e parafundit kjo për kuqezinjtë tanë, që në tapetin e “Elbasan Arenës” do të kërkojë fitoren e pestë në grup.
Në minutën e 3-të të ndeshjes Emanuele Ndoj shënoi në favor të Shqipërisë, por anësori anuloi golin e kuqezinjve.
Ndërkohë që në minutën e gjashtë, Bekim Balaj ka shënuar golin e avantazhit. Por vetëm pak minuta më vonë, skuadra e Andorrës ka barazuar.