Tre ditë më parë, në Ashraf 3, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, muxhahedinët (MEK) u mbajt një konferencë e madhe ndërkombëtare mbi Iranin. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-kryeministri Berisha, i cili sikurse përfaqësuesit e qeverisë ka shprehur dakordësinë për të strehuar opozitën siriane në vendin tonë. Në krah të tij ishte edhe Fatmir Mediu si dhe liderja e muxhahedinëve Maryam Rajavi, raporton tirananews.al.
Por ajo që ra në sy ishte vizita e përsëritur e ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut dhe këshilltarit të Trump, Rudi Xhuliani që ka përshëndetur muxhahedinët dhe ka nderuar të rënët e rezistencës së tyre, ndërsa ka shprehur mbështetjen e amerikanëve për këtë grup.
Më herët Xhuljani ka thënë se e përbashkëta mes Ramës dhe Berishës është se ata të dy firmosën dhe pranuan të mirëpresin në Shqipëri muxhahedinët e Iranit.
“Të dyja anët e qeverisë tuaj, të dyja partitë, kanë shfaqur shumë mbështetje. Njëra parti e nisi dhe tjetra po e vazhdon. Unë jam takuar me kryeministrin dhe me ish-kryeministrin. Ata janë të dy të bashkuar në lidhje me muxhahedinët. Për t’i ndihmuar ata gjithashtu dhe për t’i rezistuar presionit të Iranit për t’i dëmtuar ata”, është shprehur Xhuliani.
/a.r