Komisionet Parlamentare ditën e sotme do të fokusohen tek projekt ‘Buxheti 2020’ që u prezantua ditën e djeshme para Komisionit të Ekonomisë nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Sot ministria e e Financave do tu përgjigjet edhe rreth 100 pyetjeve që anëtarët e komisionit kanë shtruar ndaj tyre për paqartësitë që kanë në ‘Buxhetin 2020’.
Ministria për Financat dhe Ekonominë në komisionin përkatës gjatë ditës së djeshme, u vu në qendër të kritikave nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për faktin e uljes së investimeve publike dhe mos rritjen e pagave dhe pensioneve, por ministrja tha se në fokus të buxhetit të vitit 2020 janë arsimi dhe shëndetësia.
Po ashtu Denaj ka theksuar se për tre vitet e ardhshme të ardhurat për frymë do të rriten me nga 6%.
“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron që do rritet me 240 euro për çdo banor”, ka theksuar ndër të tjera ministrja Denaj.
“Rritja e punësimit është kyçe për gjenerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve, e për rrjedhojë për të nxitur konsumin, kursimet e investimet, dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë”, deklaroi Denaj. /e.s/