Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë unikal me deklaratat dhe bëmat e tij si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.
Suedezi vendosi të zyrtarizonte lamtumirën e tij me një postim, i cili si gjithmonë ka hapur polemika.
“Unë erdha, pashë dhe pushtova. Faleminderit LA Galaksi që më bërë të ndjehem përsëri i gjallë. Fansave të LA Galaksi u them: ju deshët Zlatan, ju dhashë Zlatan. Faleminderit. Historia vazhdon… Tani mund të ktheheni të ndiqni bejsboll përsëri”, ishin fjalët e Ibrahimoviç.
Një thumbim i lojtarit i cili pak kohë më parë deklaroi se tanimë kampionati amerikan ndiqej vetëm prej tij dhe se askush nuk do të dinte më çfarë ishte MLS sapo ai të largohej.