Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dha vendimin ditën e sotme për zëvendës drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në kuadër të vetingut që po kryhet në radhët e Policisë së Shtetit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko, i komunikoi konfirmimin në detyrë Adriatik Agos.
Kjo pasi nga verifikimet e bëra ndaj numrit 2 të SHÇBA, nuk u konstutuan probleme as me pasurinë dhe as me aftësinë e tij profesionale.
Ago ka arritur të argumentojë burimin e blerjes së dy apartamenteve, ku njërin e kishte blerë nga komunalja dhe tjetri i dhuruar nga prindërit pas ndarjes së pasurisë. Po ashtu ai ka justifikuar edhe blerjen e një makine “Fiat Croma”, prej 2500 euro.
Ago rezulton i diplomuar në shkollën e policisë dhe pa asnjë masë disiplinore.
Javën e kaluar Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, shkarkoi shefin e ankesave të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Oltion Shehu.
g.kosovari