Kryeprokurorja Arta Marku në prezantimin e punës së saj sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë u pyet edhe për një takim mes saj dhe kryeministrit Edi Rama në kohën kur opozita protestonte dhe disa prej tyre degjeneruan edhe në dhunë.
Anëtarja e KLP Nurihan Seiti: Keni bërë një takim bashkëpunim me titullarin e ekzekutivit. Takimi juaj me shefin e qeverisë? Ishte për të dëgjuar nga ju një politike të sistemit të akuzës. Cfarë i ofruat ju qeverisë?
“Ju ju referuat një takimi me kryeministrin. Dua t’iu them se s’kam bërë vetëm një takim por disa ku ai është pjesë e disa komisioneve si edhe unë.
I referoni një takimi të fundit kur opozita ishte në protesta. Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. S’ka qenë takim raportues pasi unë si raportoj kryeministrit. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën. Për këtë rast kam ardhur në dijeni nga media e cila bën në punë të shkëlqyer për të denoncuar problematikat. Prokuroria e drejtuesi prokurorisë s’më njoftuan. Edhe nqs do isha e informuar s’mund të bëja asgjë pasi në vlerësimin e prokurorisë për të bërë apo jo ankim e vendos ai sipas pavarësisë”, u shpreh Marku.
/a.r