KLP sot do të intervistojë kandidtatët për Prokuror të Përgjithshëm.
Tre janë kandidadët që do të pyeten sot, Arta Marku, Fatjona Memcaj dhe Olsian Cela. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.
Ndërsa në mbledhjen e djeshme KLP vendosi që brenda 10 ditësh emerohen 8 prokurorët e spakut dhe brenda 14 dhjetorit, Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.