Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u diskutua në lidhje me problemin e legalizimeve në Tiranë, çka u has edhe në ndërtimet e ndërtuara në zonën e “Astirit”.
Analisti Eduard Zaloshnja tha se tokë pa pronar nuk ka , e se PD konsideron se pronarët e vjetër nuk llogariten më, por llogarit ata pronarë të pas-diktaturës.
Ndërsa, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku sqaroi deklaratën e bërë nga ana e kryeministrit se “edhe nëse Enveri çohet nga varri, shtëpitë nuk prishen”. Maziku tha se ajo deklaratë është bërë për ata shtëpi që janë në proces legalizimi e që nuk janë ndërtuar në zona të papërshtatshme.
Eduard Zaloshnja: Tokë pa zot nuk ka. Pronarët e vjetër janë pronarët e ligjshëm. Kanë qenë 365 mijë hektarë tokë në Tiranë më 1991.
Alfred Lela: Shteti që i ka dhënë duhet të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë.
Eduard Zaloshnja: PD del e thotë se është harruar koha e pronarëve të huaj dhe halli është se po iu prishet banesa ju.
Arbjan Mazniku: Rama ka thënë se shtëpitë nuk ua prish edhe Enver Hoxha nëse ngrihet nga varri. Kryeministri thotë se do legalizohen shtëpitë që janë në proces legalizimi e ka një diferencë të qartë mes dy qeverive. Qasja e PS ndaj legalizimeve ka qenë e qartë në 6 vjet. Ne legalizojmë, por ama nëse dikush ka ndërtuar mbi kolektor ky nuk legalizohet.