Izraeli konfirmon se ka vrarë Baha Abu al-Ata, një komandant të xhihadit islamik palestinez.
“Shtëpia e tij u sulmua në një operacion të forcave tona të armatosura dhe të shërbimeve sekrete”, thuhet në një komunikatë ushtarake, duke konfirmuar vdekjen e Abu al-Ata.
Ndërkohë në zonën ku ndodhi sulmi, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Edhe xhihadi islamik palestinez e konfirmoi vdekjen e komandantit ushtarak Baha Abu al-Ata, me anë të një deklarate të shpërndarë në Gaza.
Ndërkohë lideri politik i xhihadit islamik, Ziad Nahale, konfirmoi për mediat lokale se “Izraeli ka kaluar çdo vijë të kuqe. Do të reagojmë me forcë”.
Sipas Izraelit, Abu al-Ata, ishte si një minë me sahat, pasi po programonte sulme të ndryshme.
/a.r