Pas afatit të vendosur nga IKMT për lirimin e banesave të tyre, kjo e fundit ka nisur aksionin për prishjen e banesave në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Re.
Banorët kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt forcave të Policisë të cilat, janë të pranishme për të garantuar punonjësit e IKMT që të vazhdojnë prishjen e banesave.
Policia e Shtetit ka përdorur gazlotësjellës, pasi banorët kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejt të tyre. Po ashtu, blutë kanë bërë shoqërimin e më shumë se 10 personave, disa prej tyre, banorë të kësaj zone, ndërsa disa të tjerë kanë ardhur në ndihmë të protestuesve mes të cilëve edhe aktivisti Ervin Goci.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 6 qytetarë, si dhe 3 efektivë të policisë.
/a.r