Një përleshje fizike ka ndodhur sot në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Nga përleshja ka mbetur i plagosur një person.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti duke mos përmendur iniciale apo emra të personave. /e.s/