Nga shoqata ‘MakKanabis’ kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të miratohet ligji për kanabis, sepse siç tha, kompanitë do të përjetojnë humbje të mëdha nëse nuk e eksportojnë lulen e kanabisit.
“Kjo nuk është çështje partie, shumë prej tyre kanë hyrë edhe si investime të huaja dhe nuk duhet të vazhdojmë të luajmë. Duhet të lihen mënjanë paragjykimet që ekzistojnë në Kuvend në mes lojërave të përditshme politike, sepse kemi investime të huaja më shumë se 150 milionë Euro. Këtu kemi nga Polonia dhe nga Izraeli dhe të gjithë më pyesin çfarë ndodh në Maqedoni? Duhet t’i tregojmë botës se Maqedonia e Veriut di t’i mbajë investitorët e huaj”.
Ligji për kanabisin ishte tërhequr nga procedura parlamentare pas reagimeve të opozitës se miratohet për interesa personale të familjes së Kryeministrit Zaev dhe njerëzve të afërt të tij.
Deri më tani leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë marrë mbi 30 kompani, me tendenca që ky numër të rritet. Interesi për investim në Maqedoninë e Veriut është për shkak të klimës së volitshme të biznesit si dhe fuqia e lirë punëtore.
Interesi është në rritje edhe për shkak të rritjes enorme të çmimit në bursat botërore të vajit të kanabisit. /e.s/