Opozita e Bashkuar ka mbledhur pasditen e sotme, në orën 18:00, Grupin e Punës për Reformën Zgjedhore.
Në një njoftim për media, PD bën me dije se opozita vijon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
Gjithashtu, sipas PD, opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jenë tre pika të rëndësishme, si më poshtë:
1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik. /e.s/