Një foshnjë e sapolindur braktiset në rrugë nga nëna! Një vajzë 19 vjeçe, pasi solli në jetë foshnjën që mbante në bark e futi në një qese plastike dhe e hodhi në rrugë.
Policia gjeti më pas vendin ku u braktis foshnja, si dhe kocka nga trupi i tij. “Druajmë se e kanë ngrënë qentë”, deklaroi policia.
Historia e tmerrshme vjen nga Tajvani, ku vajza Xiao Mei, rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe po ndiqet nga shërbimet sociale.
19-vjeçarja e solli në jetë fëmijën në 8 tetor. Por për shkak të problemeve ekonomike të saj dhe të partnerit 28-vjeçar, vendosën që ta braktisin djalin poshtë një pallati të banuar.
Çifti ishte njohur online dhe jetonin në një apartament të marrë me qera në distriktin Siaogang të Kaohsiung. Pas braktisjes së foshnjës çifti u largua drejt qendrës së Tajvani, ku qëndruan në një internet kafe për thuajse një muaj. Por shërbimt sociale i gjetën dhe lajmëruan policinë.
Në atë moment vajza tregoi se e kishte braktisur foshnjën të njëjtën ditë që e lindi. Policia e cila mbërriti në vendin e treguar prej gruas gjeti mes barishteve pjesë nga trupi i foshnjës.
Ajo u dërgua në zonën që la foshnjën me një biçikletë nga babai 28-vjeçar i djalit, i njohur me pseudonimin e tij Xiao Li, pretendoi SETN duke cituar stacionin televiziv Taiwanese EBC.