Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Pllumb Sinanaj, punonjësin e regjimit të brendshëm të burgut të Rrogozhinës.
Pas vlerësimit të provave Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për ish-punonjësin e burgut, i cili tentoi të fusë në ambientet e tij disa doza lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Gjykata vendosi të pranojë akuzat e prokurorisë në ngarkim të Pllumb Sinanaj, 29 vjeç, duke e shpallur fajtor për dy akuza; “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, të parashikuara nga neni 283 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.
Sinanaj u arrestua në flagrancë mbrëmjen e 8 nëntorit, pasi tentoi të fusë brenda ambienteve të burgut të Rrogozhinës disa doza kanabis sativa. /e.s/