Në konferencën e sotme për shtyp, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 ndaj Andorrës më 14 nëntor dhe Francës tre ditë më vonë, dolën dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni.
Pas një mungese me fanellën kuqezi, Ndoj dhe Uzuni rikthehet të tregojnë emocionet që ndjejnë kur janë pjesë e kombëtares.
Emanuele Ndoj: “Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri nëse duhet të luaj.
“Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari.
Andorra? Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”
Ndërkohë, Uzuni u shpreh se ndihet krenar të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.
Myrto Uzuni: “Është tjetër klubi është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret. Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale”.
Si Ndoj ashtu edhe Uzuni shpresojnë që të marrin minuta në dy takimet e fundit eliminatore, të vlefshme për grupin H të Euro 2020.
g.kosovari