Votimi për kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë debate në fillimin e seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë.
Ishte deputeti Ralf Gjoni i cili nga foltorja e Kuvendit, tha se nuk janë njoftuar se do të kishte debat dhe se mënyra e votimit për vakancat në Gjykatën Kushtetuese nuk është e qartë.
Po ashtu ai i ka drejtuar edhe tre pyetje për ekspertët.
“Nuk u njoftuam që do të kishte debat. Nuk është e qartë proçedura e votimit për kandidaturat për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.
A ka konstitucionalist që do të na e shpjegojë? Ku janë ekspertët që janë marrë më draftimin e refomës në Drejtësi të na shpjegojë vakumin e krijuar?
Pse nuk janë përfaqësuesit e Euralius sot këtu?”-tha ndër të tjera deputeti Gjoni.
Nga ana tjetër Ruçi tha se deputeti u nxitua, pasi ende nuk kishin arritur tek kjo pikë e rendit të ditës dhe do të marrë të gjitha përgjigjet.
Kryetari i Kuvendit ka sqaruare se sa here ka votime per anetare te Gjykates Kushtetuese apo per votime te tjera nominale, nuk ka diskutime apo debat, por vetem votime.