Mjaft më me gëzofë! Tani e tutje vetëm modele sintetike dhe ekologjike është vendimi i mbretëreshës Elizabeth II, e cila, në moshën 93-vjeçare, vendosi të fuste në naftalinë të gjitha rrobat e bëra falë gëzofëve të kafshëve.
Lajmi u bë i ditur pas një prej zbulimeve të marra nga libri i ri i Angela Kelly, dikur asistentja e veshjeve të madhërisë së saj.
Sipas Kelly, urdhri i mbretëreshës është që në gardërobën e saj të lihen vetëm peliçe ekologjike.
Gazeta britanike ”Sun” vë në pah ndryshimin që madhëria e saj ka bërë gjatë viteve duke treguar foto të saj që datojnë disa vjet më parë.
Ndërsa ka nga ata që vërejnë se risia është në përputhje me ndjeshmërinë mjedisore të trashëgimtarëve të fronit, që nga princi Charles deri tek fëmijët e tij.
/a.r