Nga ARTUR AJAZI
Ka disa ditë, që pas ngjarjes kriminale ndaj një prokurori, që anal-histët e krahut opozitarist (nuk e dija që kishte edhe të tillë) po merren jo me problemin, jo me shkakun që situata agravojë deri këtu, por me deklaratën e kryeministrit të vendit Edi Rama. Duke nxituar e duke u turrur me blloqe në duar, anal-histët e “djathtë” po merren jo me habinë e madhe, se ku është katandisur seksioni “KÇK” brënda institucionit të drejtësisë, por merren me “e sulmoi kryeministri, e akuzoi kryeministri, e trembi kryeministri, duhet thirrur në Prokurori kryeministri”.
Dhe të mendosh se populli, i njeh dhe i mban ata për “koka të mënçura” që japin vlerësime të hatashme. O anal-histë, kryeministri Rama nuk është “qytetari dixhital”, që çdo ditë dërgon “informacione” drejt telefonit magjik, kryeministri Rama nuk ka nevojë ta “këshilloni” ju, të shkojë ose jo në Prokurori, sepse ishte ai që lëshoi kushtrimin për derexhenë ku është katandisur organi hetimit, dhe ajo që ndodhi faktoi gjithçka. O anal-histë të “djathtë”, o ju kokat e kombit, që veç mungesës së profesionalizmit, keni dhe aftësinë e magjishme të mercenarizmit, kryeministri Rama, nuk është shefi juaj, që “lundron” gjithë ditën në internet për të thithur informacione nga “qytetari dixhital” gjithmonë kur ndodh ndonjë vrasje, plagosje, grabitje banke, madje edhe rrahje të ndonjë kryeplaku fshati.
O anal-histë të “djathtë”, që kurrë nuk arritët të dilni nga oborri SHQUP-it, por keni mbetur tek qebaptorja e Dashit, që kërkon “zgjedhje të paradokohshme”. Fakti që ndodhi në mes të ditës ai atentat i tmerrshëm, në një prej autostradave më të popullueshme të vendit, fakti që me emrin e atij prokurori, lidhen mjaft ngjarje që kanë të bëjnë me dosje pronash, çështje penale, dhe deri akuza për rrahje nga një prej avokatëve me emër të Durrësit, tregon se kushtrimi i kryeministrit, nuk ishte sms e “qytetarit dixhital”, por një paralajmërim publik para shqiptarëve, për thellimin e Vettingut në organet e hetimit. Në qoftë se ka njeri, politikan dhe shtetar që ka kohë, që ka dalë hapur kundër kastës më korruptive të organeve të drejtësisë, në qoftë se ka kryeministër, që në në këto 6 vjet, i ka shpallur luftë të hapur shushunjëzave të korrupsionit në prokurori dhe gjykata, ky mbetet padyshim Edi Rama.
Askush si ai, nuk mund të kishte kurajon dhe vendosmërinë qytetare, për të nisur Vetting-un, askush si ai, nuk mund të ishte kaq i palëkundur për largimin dhe penalizimin, e çdo prokurori dhe gjyqtari që ka rrjepur nga xhepat e shqiptarëve milionat dhe pronat e tyre.
Si mund të ishte ndryshe, nga një kryeministër që ka 6 vjet, që nuk lëshon “pe” kur vjen fjala për reformimin e organeve të drejtësisë, si një prej arsyeve madhore, pse ai ka sot mbështetjen amerikane dhe europiane. Si mund t’i kërkosh një kryeministri si Edi Rama, “shkon denonco në prokurori” kur ai del hapur dhe denoncon me zë dhe figurë (dhe jo me sms nga qytetari dixhital) maskaradën e grupimit më të rrezikshëm në drejtësi “KÇK”, që ka 29 vjet që liron banditë, zhvat prona, jep vendime të blera me miliona, dhe që ka futur në vëllavrasje qindra e mijëra shqiptarë, duke mos zbatuar ligjin.
O anal-histë të “djathtë”, që kurrë nuk folët asokohe kur shahej me libër shtëpie dhe kërcënohej për arsye banale një prokurore, që kurrë nuk ngritët zërin tuaj kur rriheshin kolegët tuaj nga xhupzinjtë, dhe që vazhdoni të rrini tek qebaptorja e SHQUP-it, edhe kur shihni “idhullin” tuaj tek majmet me para, me shpresë se “shteti i Ramës po bie”.
Fiks fare