Së paku 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 2.000 të tjerë kanë vuajtur nga sëmundjet e rënda të frymëmarrjes për shkak të përdorimit të cigareve elektronike në SHBA.
Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) theksoi se ekziston supozim se cigaret elektronike janë shkaktar të “sëmundjeve misterioze të mushkërive”. Ata bënë të ditur se deri tani janë regjistruar më shumë se 2.000 të sëmurë.
Më tej, bëhet e ditur se më shumë se një e treta e pacientëve janë më të ri se 21 vjeç, porse vdekja është regjistruar edhe tek personat më të vjetër.
Lidhur me këtë në rrjedhë është një hetim i gjerë. Ekspertët thonë se sëmundja është e ngjashme me dëmtimin e mushkërive të shkaktuara nga thithja e ajrit të nxehtë.
Rastet e para të “sëmundjeve misterioze të mushkërive” në SHBA, për të cilat supozohet se janë shkaktuar duke përdorur cigaret elektronike, u paraqitën në muajin prill.