Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luiggi Soreca apelon që Shqipëria të mos dekurajohet nga vendimi i tetorit, por të vijojë punën për negociatat. Diplomati nënvizoi rëndësinë e unifikimit të qëndrimit të të gjithë aktorëve politike sa i takon integrimit.
E shoh shumë të rëndësishëm rolin e të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve politike për vijimin e rrugës se mëtejshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria duhet të lërë pas vendimin zhgënjyes të tetorit.
Deklaratat ambasadori i BE i bëri nga Durrësi ku inkurajoi edhe ashpërsimin e luftës ndaj krimit dhe sekuestrimin e pronave të eksponentëve të krimit të organizuar. Soreca kthimi i pasurive të përfituar nga krimi në shërbim të nevojave të komunitetit është gjithashtu pjesë e legjislacionit të Bashkimit Europian. /e.s/