Aitor Fernandez, portieri i Levantes, do të detyrohet që në ndeshjen e kampionatit ndaj Athletic Bilbao të mungojë sepse do të jetë i impenjuar në një qendër votimi për zgjedhjet e ditës së dielë në qytetin e tij.
Pikërisht të dielën, shokët e ekipit do të jenë të impenjuar në transfertë në Bilbao.
Një problem i madh për trajnerin e Levantes, Paco Lopez, që duhet të bëjë edhe pa portierin e dytë, Olazabal, i dëmtuar.
Fernandez ka kërkuar leje dhe ka thënë se është i përfshirë në komisionin zgjedhor në qendrën e tij të votimit.
g.kosovari