Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi sot, me shumicë shumë të madhe votash, si çdo vit që nga viti 1991, një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje SHBA-së të heqë embargon e saj ekonomike dhe financiare kundrejt Kubës.
Vetëm tri vende votuan kundër rezolutës së miratuar nga 187 kombe: SHBA, Izraeli dhe, për herë të parë, Brazili.
Dy vende abstenuan: Ukraina dhe, gjithashtu për herë të parë, Kolumbia, aleate e afërt e Uashingtonit.
Brazili e justifikoi shmangien e tij mbi çështjen e embargos me luftën e nevojshme kundër komunizmit. Për më tepër, vendi drejtohet nga Jair Bolsonaro, që shfaq një proamerikanizëm shumë të fortë.
Nga ana tjetër, Kolumbia e justifikoi vendimin e saj me sjelljen armiqësore të Kubës kundrejt Kolumbisë, sidomos në lidhje me pranimin e terroristëve kolumbianë në territorin kuban.
Embargoja ekonomike dhe financiare e SHBA-së rëndon mbi Kubën që prej vitit 1959.
/a.r