Forcat xheniere të ushtrisë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në fshatin Van për të rindërtuar urën që u shemb nga përmbytjet.
Pas shembjes së urës tre ditë më parë 350 banorë të fshatit kanë mbetur të bllokuar. Ura sipas banorëve u ndërtua vetëm pak kohë më parë, por njëra këmbë e saj nuk arriti që t’u rezistonte përmbytjeve.