Kompania e furnizimit me produktet ushqimore ‘’Simmons Prepared Foods’’ ka tërhequr nga supermarketet mbi 1 milionë kg mish pule pas vendosjes së alarmit se këto ushqime mund të jenë të kontaminuara.
Shërbimi i Inspektimit të Sigurisë Ushqimore dhe Agrikulturës në SHBA raporton se kjo sasi e madhe ushqimore është tërhequr nga tregu në periudhën 21 tetor-4 nëntor nga kompania në fjalë. Inspektorët kanë marrë sinjale se ushqimi mund të jetë përzier me material metalike.
Sasia në fjalë është tërhequr në pikat e shitjes së 8 shteteve: Alabama, Arizona, Arkansas, California, Xhorxhia, Minesota, Oklahoma dhe Pensilvani. Agjencia e garantimit të sigurisë ushqimore u kërkon klientëve të kontrollojnë kët kode të produkteve të mishit të pulës: P-1949, P- 486 ose P-5837.