Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Tomas Petriçek, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, për ndikimin rus në rajon e të tjera.
I pyetur mbi qëndrimin e Republikës Çeke për njohjen e Kosovës, ai u përgjigj:
“Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Ne i mbështesim të gjitha vendet në rajon për t’u bërë anëtare të BE-së, sepse është në interes të stabilitetit dhe sigurisë evropiane, por po ashtu është edhe mënyrë për zgjidhjen e shumë problemeve lokale, shumë tensioneve rajonale. Në të njëjtën kohë e mbështesim edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për të tejkaluar të kaluarën dhe për të shikuar se si mund të jetojnë së bashku në Evropën e bashkuar”.