Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shpallë sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Shpallja e rezultateve do të bëhet nëse Gjykata Supreme nuk ka pranuar ankesa të ndonjë subjekti politik lidhur me rezultatet e numërimit të 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora të cilat ishin votat e fundit që u numëruan.
Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën më 6 tetor.