Protestat antiqeveritare në Irak të nisura që nga fillimi i muajit tetor, kanë shkaktuar humbje prej më shumë se 6 miliardë dollarë, deklaron një zyrtar ushtarak.
“Demonstratat e vërteta paqësore nuk duhet të çojnë në shkatërrim ose dëmtim të ekonomisë së Irakut”, theksoi zëdhënësi i Forcave të Armatosura irakiane, Abdel-Karim Khalaf, në fjalim televiziv, në Bagdad.
“Qindra kamionë nuk kanë mundur të arrijnë në port, si pasojë e bllokimit nga protestat për të pestën ditë radhazi në provincën jugore të Basrës”, shtoi ai.
“Kjo gjë i shkakton shtetit dëme të rënda”, deklaroi Khalaf.
/a.r