Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Garlenda, të akuzuar për vjedhjet e kryera në një sërë automjetesh.
Në pranga gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, kanë përfunduar dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët akuzohen për vjedhjet e kryera në së paku 20 makina.
Të dyshuarit thyenin xhamat dhe më pas merrnin sendet që gjenin brenda.
Ata u kapën në flagrancë nga policia e Garlenda, ku në makinën me të cilën udhëtonin një ‘Fiat Panda’, u gjendën edhe sende të vjedhura.
Po ashtu u zbuluan edhe materiale si kaçavida dhe pinca, të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.