47-vjecari shqiptar Olsingen Allkja është arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke grabitur paratë e dhuruara nga besimtarët në një Kishë në Banjatika. Shqiptari i papunë rezulton me precedent penalë.
Para gjykatësit, ai u shpreh i penduar për krimet e tij dhe i gatshëm për të paguar.
Nuk ishte hera e parë që ai arrestohej në një kishë. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe pesë vjet më parë, por në Milano.
47-vjeçari u kap në flagrancë duke vjedhur paratë që besimtarët dhuronin për kishën në Banjatika. Ai përdorte një metër në fund të të cilit kishte vendosur ngjitës. Kartmonedhat ngjiteshin në metër dhe ai mund t’i merrte shumë lehtë.
Në momentin e arrestimit ai kishte marrë 70 euro. Përvec dorëzimit të parave ai do të presë dhe dënimin.