Komisioni Ligjeve ka miratuar sot raportin për kandidaturat për dy vakancat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pra të pranishmëve, Klotilda Ferhati, theksoi se të gjitha dokumentacionet që ka sjellë KED-ja për kandidaturat janë të plotë.
Pas dritës jeshile që morën në Komisionin, tre emrat e kandidatëve si Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Edhe këtu procedura është e njëjta, duhet shumicë e cilësuar në të kundërt, zgjidhet automatikisht i pari në renditje.
Gjykata Kushtetuese mbeti me vetëm një anëtar, Vitore Tushën pasi të tjerët u shkarkuan nga vettingu, por shumë shpejt pritet që të jetë funksionale, pasi Besnik Muçi u dekretua pak ditë më parë nga Presidenti (ende s’e ka kaluar vettingun) ndërkohë që brenda 30 ditëve do të kemi edhe dy anëtarë të tjerë të votuar nga parlamenti.
Në fund të seancës së Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja tha se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e çështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe ‘për opinionin publik dhe debatin politik’ duke nënkuptuar cështjen për shkarkimin e Presidentit, që nëse miratohet nga parlamenti, vulën do të duhet t’ia vendosë Gjykata Kushtetuese.
/a.r