Emocione, lot dhe përqafime. Kjo është shprehia e situatës, kur i biri kthehet nga lufta, dhe i bën surprizë nënës së tij.
Ankthi i një nëne kur ka djalin në luftë është një ankth që mbaron vetëm kur ai kthehet në shtëpi dhe e përqafon.
Shkëlqim Hoxha, ushtar që ishte në Afganistan mendoi që kthimin në atdhe ta bënte në formë surprize, e për këtë ai nuk i tha gjë nënës së tij, por vendosi që të shkonte tek puna e saj.
Teksa pa të birin me rroba ushtarake, ajo harroi çdo gjë dhe me lot në sy u hodh në krah të tij, duke e përfaqur dhe duke shpërthyer në lot.
“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni.”-shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar videon në profilin e saj në Facebook.
/a.r