Deti i trazuar me forcë deri në 7 ballë do të vonojë sot mbërritjen e trageteve të linjës Bari – Durrës në portin më të madh të vendit tonë.
Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bën të ditur se tragetet “Bari” dhe “Azzurra” janë nisur nga porti i Barit (Itali) me 7 orë vonesë dhe parashikohet të mbërrijnë në Durrës sot rreth orës 14.00″.
Të dy tragetet e linjës janë nisur nga porti italian sot rreth orës 6.30 të mëngjesit – shtuan burimet nga APD.
Ndërkaq, tragetet “AF Francesca” dhe “Rigel III” janë nisur pa probleme nga Durrësi drejt Barit mesnatën e kaluar. Moti i keq dhe reshjet e paradites së sotme nuk kanë ndikuar në veprimtarinë portuale.
/a.r