Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq nuk do të niset nga Italia.
Si pasojë e kushteve të motit nisja është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30.
Jugu i vendit ashtu sikur edhe pjesa tjetër e vendit mbrëmjen e djeshme janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.
/a.r