Numri i shqiptarëve që po integrohen në jetën socio-politike në vendet e perëndimit nuk është më një rast i izoluar por një realitet që po vjen gjithnjë e në rritje.
Mediat gjermane shkruajnë se kësaj here do jetë një kandidat shqiptar, i cili do garojë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.
Një ditë më parë, shqiptari Sami Musa ka bërë publike në faqen zyrtare në “Facebook”, pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2020.
Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të Hamburgut pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai këtë vit ishte kandidat për Kuvendin Komunal të Harburgut në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj.
/a.r