Pas rastit të Koulibaly në ndeshjen Roma-Napoli ku arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen disa minuta, tjetër episod racist në Serie A dhe “Bentegodi” të Veronës, ku Mario Balotelli, pasi është ofenduar, fyer dhe ka dëgjuar “buu”-të racistë nga ultrasit veronezë, ka kërcënuar të largohet nga fusha dhe është mbajtur nga futbollistët e ekipit vendas.