Një tragjedi e vërtetë me katër të vdekur, mes tyre tre fëmijë u shënua këtë të martë, më 29 tetor.
Është ky bilanci i një vrasje-vetëvrasje të ndodhur në Deer Park, të Texas, SHBA.
Gruaja, Ashley Auzenne, ishte 39 vjeçe dhe një javë para aktit të rëndë ishte divorcuar nga i shoqi.
Vogëlushët quheshin, Parrish, Eleanor dhe Lincoln. Zbulimi tragjik u bë nga një e afërme e cila kishte shkuar për ta vizituar gruan.
Por ajo u përball me katër trupat e pajetë. Në muajin korrik, Ashley kishte publikuar në Facebook, një fotografi ku shihej me tre fëmijët e buzëqeshur.
/a.r