Këngëtarja Irma Libohova e ftuar në spektaklin “Këndo këngën time” foli për vitet e saj në muzikë.
E pyetur nga moderatori Ardit Roshi përsa i përket rivalitetit që këngëtarja ka patur me ndonjë këngëtare tjetër gjatë viteve në skenë, këngëtarja ka pohuar se nuk e përcaktonin këngëtarët rivalitetin mes tyre por dëgjuesit. Libohova ka theksuar se gjatë viteve 80’ në Festivalin e Këngës konkurrenca e cila ishte e shëndetshme, njerëzit e kishin përcaktuar me këngëtaren e njohur Parashqevi Simakun.
“Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme. Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.
Nuk e përcaktonim ne rivalitetin ishin njerëzit. Mua shpesh herë , shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë p.r.sh një parti ishte me Parashevin, një ishte më ty edhe gjithmonë ziheshim në finalet e festivali do ta marrin çmimin Irma, do ta marri çmimin Parashevia.
Gjithmonë është mirë të kesh rival sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme. Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjerat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte fundi”, është shprehur Irma.