Një rast i ri i një murgeshë trondit klerin sicilian. Pas historisë së habitshme të “motrës” në provincën e Messina që zbuloi se ishte shtatzënë pas një vizite në spital, tani është një rast i dytë i njëjt por kësaj herë në provincën e Raguzës.
Protagoniste është një murgeshë me origjinë nga Madagaskari që kreu misionin e saj në një qytet në provincën e Ragusa në Institutin ku ajo u kujdes për kujdesin e të moshuarve dhe tani ajo po pret një fëmijë.
Një murgeshë e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku zbuloi se është shtatzënë. 34 vjeçarja ishte e ftuara e një manastiri, në një qytet të vogël në rajonin Nebrodi dhe Urdhëri i Murgeshave preferoi ta transferonte në Palermo, duke mos dhënë asnjë deklaratë zyrtare.
Sipas raportimeve të Gazzetta del Sud, murgesha duhet të ishtë surprizuar nga lajmi, dhe nuk bëhet e ditur se kush është babai.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë por lajmi u bë publik vetëm kohët e fundit.
Rrethet kishtare kanë njoftuar se pasi të lindë, gruaja mund të braktisë urdhërin e murgeshës dhe të bëhet nënë me kohë të plotë.
Padyshim që ky rast i ri do të nxisë debatin brenda priftërinjve etare dhe shkollave fetare. /Javanews
g.kosoavri