Kosova do të zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshje shumë të rëndësishme ku fillimisht do të ketë përballë Republikën Çeke dhe më pas do të përballet me skuadrën e Anglisë. Në prag të këtyre takimeve, Kosova ka prezantuar edhe fanellën me të cilën do të zbresë në fushë në transfertën çeke.
Ka qenë kompania e cila merret me dizajnimin e fanellave, ajo e cila nëpërmjet një videoje e ka publikuar fanellën e re. Bëhet fjalë për një fanellë të bardhë e cila në mes ka një vijë horizontale blu që përkon edhe me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Në pjesën e përparme, është e stampuar edhe harta e Kosovës me një ngjyrë gri të lehtë teksa në krah të logos së FFK-së, janë stampuar edhe dy flamujt, ai çek përkrah atij të Kosovës. Kujtojmë që pak kohë më parë, Kosova prezantoi një fanellë të zezë me të cilën luajti kundër Anglisë.