Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Radulovic dha sot dorëheqjen pas publikimit në një stacion televiziv të një videoje që dërgon dy inspektorë të punësuar nga ministria e tij për të pranuar një rryshfet.
Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit.
“Askush nuk më ka sygjeruar të dorëhiqet, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekszistojë në punë dhe në administratën shteërore”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi.
Video, publikuar dje në mbrëmje nga TV Vijesti, tregon dy funksionarët që diskutojnë për një rryshfet prej disa mijëra për të lejuar një biznesmen të vazhdojë, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati, të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës.
Ministri, i ardhur në qeveri në vitin 2016 shpjegoi për median se një procedurë disiplinore ishte ndërmarrë kundër dy inspektorëve para publikimit të kësaj videoje.
Mali i Zi që po negocion për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.