Ministria e drejtësisë në Angli publikoi statistikat për personat në burgje deri në fund të muajit tetor.
Nga këto të dhëna mësohet se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar 933 paçka se ka një marrëveshje për riatdhesimin dhe vuajtjen e dënimit të burgjet shqiptare.
Shumica e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze vuajnë dënimet për trafik kokaine. Ndërkohë po rritet edhe numri të dënuarve të përfshirë në rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.
Mediat britanike në shumë raste kanë identifikuar të dënuarit shqiptarë të cilët në rrjetet sociale postonin fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve.
I tillë ishte edhe rasti Tristen Asllanit, i dënuar me 25 vite burg për trafik droge. Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip skorpjons.
Gazeta “Evening Standard” shkruante se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në Instagram. Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër. /tch/