Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj është plagosu me armën zjarri tek mbikalimi i Shkozetit, në Durrës.
Sipas Report Tv, prokurori Arjan Ndoj në momentin që është qëlluar në pritë ka qenë në makinë me dy persona të tjerë me precedent penal nga Shijaku.
Njëri është Landi Muharremi nga Sukthi, ndërsa tjetri është shoferi i tij. Ndërkohë që edhe prokurori ndodhet i plagosur në spital.
Ndoja është akuzuar nga kryeministri Edi Rama si i lidhur me bandat dhe se ka punuar për grupet kriminale.