Deputetja Rudina Hajdari, thotë se ndihet më e qetë pas masave shtesë të mbrojtjes ndaj saj.
E ftuar në RTV Ora, Hajdari teksa komentoi deklaratën e saj se është kërcënuar me jetë, tha se hyrja e Kryesisë së Kuvendit është e pasigurtë.
Rudina Hajdari: Jam pak më e qetë. Thirrja nuk ishte vetëm për mua por gjithë stafin e Kryesisë së Kuvendit. Hyrja e Kryesisë ka nevojë për pak më shumë siguri. Parlamenti është më i siguruar, ndërsa ambjentet e Kryesisë nuk janë aq të siguruara.
Sa i takon përçarjes së grupit parlamentar demokrat dhe betejës së saj me Korab Litën se kush do të jetë kryetari, Hajdari tha se ai debat mund të ishte evituar.
Rudina Hajdari: Ishte debat i panevojshëm, mund të ishte anashkaluar. Duke respektuar dëshirën e tij e trajtuam si çështje.
Gjatë asaj kohe kishte një insistim të padrejtë dhe më vonë ndoqëm rrugën institucionale. Pata dhe mbështetjen e deputetëve jashtë grupeve parlamentare që bëri dhe zgjidhjen e çështjes më të thjeshtë.