Pak orë pas ngjarjes tragjike në Pogradec, ku humbi jetën një elektriçist, arrestohet inxhinieri mbikqyrës i punimeve në kabinën elektrike.
I prangosuri është E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i akzuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori Paulin Mezhaj , 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, sqaron policia.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, elektriçisti ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme.
/a.r