Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptar. Kjo bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor duke e konsideruar një lajm të mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që do të udhëtojnë në Bullgari.
Drejtoria e Transporteve sqaron se bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare.
Kur qytetarët kanë një leje qëndrimi në Bullgari, mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit.
Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, Drejtoria e Transporteve sqaron se do të duhet që të bëhet konvertimi në leje drejtimi bullgare. Konvertimi bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik.
/a.r