Moti sot parashikohet i vranët. Gradualisht, në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar jugun do të nisin kthjellimet.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.